Mesfushori i Arsenalit Aron Ramsay do të qëndrojë 3 javë jashtë fushës së blertë si pasojë e një dëmtimi në pjesën e kofshës gjatë ndeshjës së të shtunës me Southampton.
Arsenali ka katër ndeshje në Premier League dhe një në çerekfinalen e Kupës Carabao kundër Hammers këtë muaj, ndërsa në 3 janar do të luajë kundër Chelsea dhe më pas me 7 janar në FA CUP në Nottingham Forest më 7 janar, raporton BBC Sport, shkruan newsport.al.
Theo Walcott gjithashtu nuk do të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Newcastle.
Wenger tha se Walcott, mund të kthehet në skuadër në ndeshjen e së martës në West Ham.