Andli Lila pas ndeshjes me Jordaninë që është mbyllur 0-0, në një prononcim për “Supersport” ka thënë se përsa i përket ndeshjeve të luajtura me Kombëtaren, është shumë i lumtur që e ka arritur diçka të tillë. Më tej Lila ka folur edhe me Klodian Duron, që në formë shakaje ky i fundit i ka thënë se e ka ftesën të hapur te Kamza.
“Hysaj kapiteni i dytë dhe Basha i tretë. Jemi në pritje të një fëmije. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Më mungon shumë goli në Kombëtare. Nëse do kisha shënuar sot do ishte diçka e jashtëzakonshme. Ndihem shumë krenar që kam bërë shumë ndeshje me Kombëtaren. Objektivi im është të thyej objektivin e Klodian Duros (qesh). Ndihem shumë krenar që kam luajtur me ty. Jam tifoz me ty në ekipin e ri (Kamzën) dhe të uroj shumë sukses”, është shprehur Lila.