Carlo Ançelotti ka nisur nga puna dhe po kërkon të sjellë në skuadër një sulmues që t’i garantojë siguri. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Mariano Diaz, ish-lojtari i Real Madrid, që tashmë aktivizohet në kampionatin francez me skuadrën e Lyon.
24 vjeçari shihet si përforcimi i duhur i italianit, që kërkon të shtojë “artilerinë” në repartin e avancuar së bashme me Mertens. Mesa duket, Juventus-it duhet t’i vijë koha që të dorëzohet Napoli-t dhe kësaj radhe çështja bëhet më serioze, sepse kundër tyre do të jetë një trajner si “Don Carlo”.