Carlo Ancelotti është në qendër të vëmendjes në Gjermani, për shkak të rezultateve negative të Bayern Munich gjatë fazës përgatitore.
Gjithashtu humbja 2-0 kundër Hoffenheim ka nxitur mediat gjermane të shkruajnë kundër trajnerit italian. Për këtë ka reaguar vetë tekniku italian përmes një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar:
“Kritikat e kanë kaluar masën. Jam mësuar që të kritikohem, kjo është jeta jonë si trajner, por të them të drejtën është tepruar tani.
Unë nuk linda dje që të dëgjoj gjithë këta njerëz të flasin për strategji, taktikë apo pozicionin e një lojtari në fushë. Boll me këto, futbolli është më i thjeshtë se kaq”, ka përfunduar Carlo Ancelotti.