Carlo Ancelotti në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se Bayern-i i tij mund të fitojë në Madrid dhe të përmbysë humbjen 1-2 të pësuar në sfidën e parë çerekfinale të Champios League.
Trajneri italian i ‘rekordmenëve’ të Gjermanisë ka folur edhe për mundësinë që kanë Hummels dhe Boateng për të luajtur nesër ndaj Realit.
“Reali nga mposhti në ndeshjen e parë, për shkak të një detaji të madh: kur Ronaldos i jepet hapësira që dëshiron, ai shënon gjithnjë.
Ramos? Është gjithnjë i rrezikshëm dhe duhet të jemi të kujdesshëm në mbulimin e tij në goditjet e lira dhe ato nga këndi.
Nëse nuk luajnë Hummels dhe Boateng? Kimmich mund të jetë një opsion për t’u aktivizuar si titullar në qendër të mbrojtjes. Për Hummels dhe Boateng do të vendosim nesër në mëngjes nëse do të luajnë ose jo.
Nuk di ta them me siguri se si do të luajë nesër Reali, por jemi të vetëdijshëm se ka futbollistë shumë të mirë. Duhet të fokusohemi te mënyra e lojës sonë dhe te paraqitja që do të bëjmë në fushë.
Robert Lewandowski është një futbollist i madh dhe mendoj se do të na ndihmojë shumë në sfidën e nesërme. Prezenca e tij na jep siguri.
Kemi më pak shanse për të kaluar më tej, por mund ta fitojmë këtë takim”, deklaroi trajneri Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.