Bayern Munich ka zhvilluar sot ndeshjen e parë nën drejtimin e italianit Carlo Ancelotti, i cili ka debutuar me fitoren 4-3 kundër Lippstadt 08. Megjithatë, takimi edhe pse u fitua, la një shije të hidhur pas daljes së Arien Robben nga fusha e lojës. Ai u dëmtua në minutën e 35 dhe e ardhmja e tij ende nuk dihet.
Por, në këtë ndeshje trajneri italian ka aktivizuar të riun shqiptar Meritan Shabani, i cili ka marrë besimin e Ancelottit në minutën e 61 të ndeshjes duke zëvendësuar Xabi Alonso. I riu ka bërë paraqitje të mirë me moshat e Bayern dhe ka fituar vëmendjen e teknikut italian, i cili provoi aftësitë e tij në takimin e parë miqësor që zhvilloi.