Analisti i njohur sportiv, Xhevdet Zekaj i ftuar në emisionin “Fairplay” në Ora Neës është shptëhur që përpara disa kohësh i kanë ofruar që ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni të bashkohej me të kuqtë. Zeka ka folur me drejtuesit e klubit të kuq, por si duket këta të fundit e kanë nënvlerësuar si ofertë.
“Para disa kohësh një miku im më ka thënë për Uzunin për tek Partizani, por më kanë thënë ja të shikojmë, ja të shikojmë, ndërsa Uzuni sot shkoi shumë larg. Dilaver Duka është më i sigurt dhe do e ndihmojë shumë Partizanin”, ka thënë ndër të tjera Zeka.