Tre analistët sportivë në Itali “firmosin” largimin e trajnerit Massimiliano Allegri nga Juventusi në fund të sezonit.
De Grandis, De Bellis dhe Morucchi kanë qenë të mendimit se ky do të jetë viti i fundit i Allegrit në stolin e kampionëve të Serisë A.
Por, ajo që e bën më të çuditshëm këtë ide të tyre është fakti se Luciano Spalleti i Romës do të jetë zëvendësi i tij në pankinën e Juventusit.
Një ide vërtetë e çuditshme, por jo e pa realizueshme duke ditur edhe përgjigjen e fundit të Spalletit kur u pyet nëse do të drejtonte ndonjëherë Juventusin. “Nuk i dihet kurrë”, tha trajneri aktual i Romës.