Flamurtari do luajë nesër ndaj Vllaznisë, sfidë deliakate por mjaft e rëndësishme nisur nga objektivat që kanë të dyja skuadrat këtë fund kampionati. Në Vlorë është thuajse gjithçka gati, i vetmi problem është Danilo Alvesh.
Sulmuesi mungoi në sfidën e parë që Flamurtari luajti ndaj Luftëtarit, ndërkohë që ka ende dyshime për formën e tij fizike. Në Vlorë nuk janë ende të sigurt nëse braziliano do zbresë apo jo në fushë nesër ndaj shkodranëve.
Edhe pse siguria për rikuperim ekziston, fjala e fundit do të thuhet nga stafi mjekësor që ka vendosur të japë verdiktin përfundimtar ditën e nesërme.