Elis Bakaj është një nga lojtarët që e dëshirojnë te Flamurtari. Sulmuesi i njohur kryeqytetas ka pasur një takim me trajnerin Shpëtim Duro ku kanë diskutuar termat ekonomikë të kontratës. Ende nuk është arritur një akord, megjithatë në Vlorë janë optimistë se 30-vjeçari do të vishet kuqezi.
Brenda kësaj jave priten zhvillime dhe me gjasë për tri ditë Bakaj do të japë një përgjigje përfundimtare. Largimi i Danilo Alveshit nga skuadra ka bërë që drejtuesit të gjejnë një zëvendësues të brazilianit, megjithëse ky i fundit pritet ende që t’i bashkohet ekipit vlonjat.