Juventusi vazhdon të ëndërroj për Zinedin Zidan. Ish-trajneri i Real Madrid ndodhet aktualisht pa skuadër dhe drejtuesit e klubi kanë vendosur që në fund të sezonit Allegri nuk do të jetë më në kryes të skuadrës. I preferuari mbetet gjithmonë Zidan, ish-lojtari i Juventusit nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në Torino dhe shanset sa vinë dhe shtohen.
Por, jo vetem Juventus pasi pas tij janë dhe Çelsi, PSG, dhe Real Madrid. Tekniku francez arriti të fitonte 3 Champions League me Realin dhe tashmë është kthyer në qendër të merkatos për shumë skuadra, por te Juventusit vazhdojnë të ëndërrojnë duke parë dhe dëshirën e Zidan për t’u kthyer sërish aty ku shpërtheu si lojtar.