Pak minuta më parë ka dalë në konferencë për shtyp para mediave, trajneri i Partizanit Skënder Gega dhe Alban Hoxha.
“Gardiani” ka komentuar derbin me Tiranën, duke specifikuar se kjo sfidë iu ka munguar të gjithëve dhe është i lumtur për rikthimin e bardhebluve në Superligë. I pyetur a e ka menduar veten me bluzën e Tiranës, Hoxha është shprehur duke qeshur se asnjëherë nuk i dihet.
“Shiriti? Pati një problem mes meje dhe drejtorit Moxhi, nuk e lashë unë. Moxhi më shumë nuk ishte se ishe me dhe për këtë ishte e vështirë të flisje. Këtë vit kemi menduar të mos merremi me albitrat, në Laç na u anulua një penallti dhe ne nuk folëm. Nuk duhet të merremi me asnji. Ky Partizani apo ai i viti të shkuar? Nuk mund ta them kush është më i fortë. Po fitove një derbi je më i miri dhe nëse e humb je më i keqi. Ne do fitojmë dhe do t’iu lëmë juve të flisni mirë. Unë dua ti motivoj lojtarët siç bën dhe trajneri. Deri të premten kemi kohë të flasim dhe të tregojmë më shumë. “Thembra e Akilit”? Çdo skuadër e kemi studiuar, edhe Tiranën e kemi studiar dhe kemi gjetur ato pikat që ne mendojmë se kundështari ka probleme. Kjo është ndeshja më e bukur në kampionati shqiptar. Më bëhet qëfi që Tirana është kthyer, të jetë vitrina e kampionatit që mund të shitet dhe jashtë si cilësore. Si derbi dua të ketë dhe në ndeshjet e tjera pasi duhet të themi se ka patur probleme me tifozerinë pasi ka patur pak në stadium. Ambieni këtu është i qetë, nuk ka presion. Unë te Tirana? Se kam menduar veten me fanelën e Tiranës, por futbollit nuk i dihet. Sot jam këtu, nesër mbase në vend tjetër, por besoj se do qëndroj gjatë te Partizani. A ka skuadra që i mungojnë Superligës? Po ka, është Elbasani dhe skuadra të tjera që i mungojnë kampionatit shqiptar. Klasifikimi? Nuk e mendoj këtë gjë, nuk do të thotë gjë klasifikimi, di vetëm të them që kemi një ekip më të mirë”.