Alban Hoxha përflitej prej shumë kohësh për një lidhje dashurie me Çiljetën. Ditën e sotme, portieri i Partizanit ka qenë i ftuar në programin e mëngjesit në “Top Channel”, ku dy drejtuesit e këtij emisioni Eno Popi dhe Isli Islami e kanë ngacmuar në lidhje me këngëtaren sexy. Sapo është përmendur emri i saj, Albani ka nisur të qeshë, teksa ka deklaruar: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”.
Gjithashtu dy moderatorët e kanë pyetur nëse ajo do të jetë ose jo në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër derbin, Hoxha i është përgjigjur:
“Sigurisht që do jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”.
Tashmë nuk ka më dyshime. Ky është çifti më i ri i showbizit shqiptar.