Partizani kryeson pas 45 minutave të para me rezultatin 1-0 ndaj rivalëve direkt për titull Kukësin. Të kuqtë po administrojnë shumë mirë rezultatin dhe po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme, por për kapitenin e Partizanit Alban Hoxha skuadra duhet të japë më tepër në pjesën e dytë, pasi nuk po luan në mënyrën e duhur.
“S’është për t’u menduar për rekordin. Kemi luajtur jo mirë, jo si ndeshjen e fundit. Më pëlqeu goli. Do të doja ta përmirësoja lojën dhe të fitonim”, u shpreh në pushimin e ndeshjes për “Supersport” portieri dhe kapiteni i Partizanit Alban Hoxha.