Menaxheri i kombëtares Shqiptare, Alban Bushi ka folur në lidhje me situatën më të fundit në kampin kuqezi, konkretisht për largimin e Rashicës. Sipas Bushit gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij. Ndërsa për sa i përket largimit të Rashicës, ai tregon që e kishin ideuar si liderin e së ardhmes, megjithatë largimi i tij nga Kombëtarja, nuk është se do të ndryshojë rezultatet e përfaqësueses pasi mesfushori kosovar nuk është se kishtë luajtur ndonjëherë me kombëtaren A.
“Është zgjedhja e çdo njeriu që mund ta bëjë personale dhe duhet respektuar. Në fund të fundit, janë shqiptarë dhe si të luajnë me Shqipërinë apo me Kosovën, rëndësi ka që do të gëzohen. Unë personalisht dua t’i falënderoj sepse kanë dhënë për futbollin shqiptar, si kur kanë qenë në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kanë luftuar fort dhe shpresoj e jam i sigurt që edhe për Kosovën do të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaron Bushi për panorama sport.
Ndërsa për sa i përket vendimit të Rashicës për t’u larguar nga Shqipëria, menaxheri kuqezi shtoi:
“Nuk mund të them se sa e dëmton largimi i Rashicës Shqipërinë sepse ai nuk ka kontribuuar për Kombëtaren A. Ai ka luajtur shumë pak ndeshje, por ishte një lojtar që mund të mbaje shpresa te ai. Një futbollist që mund të ishte vendimtar për Kombëtaren Shqiptare sepse është i ri dhe me shumë prespektivë. Një lojtar shumë i mirë, por e përsëris që nuk mund të flas nëse e dëmton ekipin, duke qenë se me Kombëtaren A nuk ka zhvilluar aq aktivizime sa për të thënë një konkluzion se sa ndikon me largimin e tij dhe për të thënë nëse do ta na mungojë apo jo. Ai ishte një futbolliste që ne kishim shumë shpresë se do të luante me ne dhe se do të bënte shumë mirë. Trajner i e kishte programuar pjesë të ekipit për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.