Armando Sadiku pritet të mungojë më gjatë se ç’ishte parashikuar.
Sulmuesi kuqezi me shumë gjasa nuk do të jetë as në takimin që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit në “Loro Boriçi” më 12 nëntor.
Dëmtimi që pësoi në gju, i kushtoi Sadikut një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa pritet që koha e riaftësimit të zgjatë për të paktën 4 javë të tjera.