Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e së hënës që do të luhet përballë Skëndërbeut. Ajo që tremb më shumë në kampin e kuq është situata e mbrojtësit Renaldo Kalari.
Pas pezullimit të Trashi, dhe problemeve të Hoxhës i cili nuk është ende gati, krahu i majtë do ti besohej Kalarit. Në seancën e djeshme, futbollisti ka bërë një stërvitje të veçuar ku ka kryer disa vrapime rreth fushës. Mbrojtësi do të jetë në luftë me kohën për të qënë gati për për supersfidën e kësaj jave.
Nëse mungon edhe Kalari, pas pezullimit të Trashit, krahu i majtë del zbuluar. Opsion mbetet Atanda i cili mund të adoptohet në këtë pozicion.