Stivi Frashëri përfundon në spital. Portieri i Flamurtarit e ka pasur të pamundur që të stabilizohet nga gjendja shëndetësore pas virozës së gripit që e ka përfshirë prej disa ditësh.
Frashëri u aktivizua kundër Partizanit edhe pse në gjendje shëndetësore jo të mirë, duke sakrifikuar jo pak.
Por, dje ai është transportuar për në spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë mjekim të specializuar.
Portieri korçar i Flamurtarit nuk ka qenë në stërvitje, ndërsa viroza e stinës që ka prekur në masë popollatën edhe në vendin tonë, ka bërë që skuadra vlonjate të ketë 8 lojtarë në gjendje gripale.