Berat Gjimshiti ka bërë dje debutimin e parë me fanellën e Avelinos, nga ku u transferua nga ekipi i Atalantës. Mbrojtësi luajti për 90 minuta me ekipin e Serisë B, ndërsa bëri një paraqitje pozitive.
Pas ndeshjes ai u shpreh se ishte i detyruar të largohej nga Atalanta.
“Nëse qëndroja më gjatë do humbja Kombëtaren e Shqipërisë. Tramexani më tha se duhet të gjeja një ekip tjetër që të kisha mundësi aktivizimi. Tek Avelino jam ndierë mirë. Ka një ekip me lojtarë të rinj dhe me nivel të lartë”, u shpreh Berat Gjimshiti dje pas takimit Avelino-Trapani 0-0.