Skënderbeu ndjen rrezikun e largimit të lojtarëve. Pas kalimit të Sabien Lilaj në Turqi, nën shënjestër janë vënë dhe dy pjesëtarë të “Ujqërve të Dëborës”.
Klubi tetovar i Shkëndijës kërkon të bëjë pazar me homologët korçar duke shprehur ambicien për të firmosur me sulmuesi nigerian James Adeniyi dhe mbrojtësin fierak Gledi Mici. Ky i fundit duket se akoma më tepër e ndien veten larg Korçës duke parë dhe penalizimin e rëndë për mospjesëmarrje në kompeticionet europiane në 10 vjet. Çështja e tij është kthyer në problem të ditës te Skënderbeu, edhe pse ai ka refuzuar ekipe të tjera për të luajtur. Por deri më tani nuk ka asnjë gjë konkrete.
Mici luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka veshur uniformën e Falmurtarit, Kukësit dhe Kamzës. Ai ka fituar Superligën vitin e fundit me korçarët.