Arlind Ajeti, mbrojtësi i kombëtarës shqiptare, duket se e ka zgjedhur numrin që do të mbajë në fanellë tek ekipi i tij i ri, Torino.
Në miqësoren e luajtur dje përballë një ekipi amator ku Torino fitoi 13-0, Ajeti doli në fushë me numrin 93, i njëjti numër që mbante edhe te Frozinone dhe korrespondon më vitin e tij të lindjes. Ai u aktivizua si titullar por e ccuditshmja është se u vendos nga trajneri Mihajlovicc në krahun e djathtë dhe jo në qendër ku luan zakonisht. Ajeti qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para dhe më pas u zëvendësua.