Edhe pse futbollisti i Kombëtares, Arlind Ajeti ka shfaqur gjithmonë dëshirën për të qenë pjesë e klubit italian të Torinon, ai nuk ka mundur të bindë drejtuesit e klubit për të vazhduar aty.
Mediet italiane kanë zbuluar sot, se interes për mesfushorin kanë shfaqur disa klube të tjera italiane dhe spanjolle. Granada po punon për arritjen e marrëveshjes me futbollistin për të përfituar shërbimet e tij, duke parë se reparti mbrojtës te ky klub ka probleme.
Një tjetër ofertë për Ajetin ka ardhur nga Peskara, e cila kërkon një mbrojtës. Në dispozicion është 23-vjeçari shqiptar, i cili është drejt largimit nga Torino. Trajneri Mihajloviç ka shfaqur interes gjithmonë për mbrojtësin shqiptar, i cili pritet që shumë shpejt të firmosë me Peskaran.