Nuk ka më sorollatje më për Arlind Ajetin. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar i Kombëtares sonë është kthyer në Zvicër, por jo me ekipin ku nisi karrierën, Baselin. Klubi i Grasshoperit e ka zyrtarizuar si futbollistin më të ri të tij duke e dhënë lajmin në “Twitter”.
“Jemi të kënaqur që kemi reaguar shpejtë për angazhimin e Arlindit pas lëndimit të papritur të Nathan. Arlindi sjell shumë përvojë dhe pritet t’i ndihmojë shumë shpejt skuadrës”, ka thënë drejtori sportiv i Grasshopper, Mathias Walther.
Ajeti nuk pranoi të rinovonte me Torinon dhe vendosi të shkëputej nga Italia.