Agostineli i ka kërkuar të tijve që të arrijnë me çdo kusht të fitojnë Superkupën e Shqipërisë. Skuadra korçare ndodhet në Greqi ku po kryen një fazë përgatitore për sezonin e ri 2016-2017. Mësohet që ditën e sotme ajo do të kthehet në Shqipëri, ku do të rinisin përgatitjet intensive për takimin e 24 gushtit ku do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë kundër Kukësit.
Tekniku italian kërkon ta nisë mbarë me kampionët e Shqipërisë duke marrë edhe trofeun e parë me Skënderbeun, pikërisht Superkupën e Shqipërisë. Megjithatë duhet thënë që do të jetë shumë e vështirë për bardhekuqtë, pasi edhe skuadra verilindore është përforcuar ndjeshëm në këtë merkato verore.