Kur do dhe pak javë të nisë merkatoja, nga ana e menaxherit të futbollistit Gabriel Barbosa (Gabigol), Wagner Riberio është dhënë shenja e parë ë një largimi të mundshëm të tij nga Interi.
Mungesa e aktivizimit të brazilianit ka lodhur agjentin e tij, të cilit pas momentit të transferimit i është premtuar se lojtari do të ishte një nga futbollistët më të mirë të klubit zikaltër.
Pritet një reagim nga drejtuesit e klubit italian për të vendosur të ardhmen sulmuesit brazilin, që u transferuar tek interi në fillim të sezonit, kohë kur dhe u cilësuar një ndër goditjet më të mëdha të Seria A.
Intervista e plotë e agjentit të futbollistit
“Në Janar do të flas me drejtuesit e klubit edhe me trajnerin Pioli, për të kuptuar se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me Gabigol. Do t’i japin ndonjë shans apo ndoshta do të ishte më mirë që ai të largohej nga skuadra. Është e papranueshme që klienti im të mos aktivizohet. Atij po i mohohet e drejta për t’i dhënë një mundësi dhe ky është një veprim aspak normal, nga ana e Presidencës së Interit, por edhe e trajnerit. Nuk dua ta detyroj trajnerin Pioli ,por nëse nuk ndërmend ta aktivizojë, do të ishte më mirë që pjesën e mbetur të sezonit ai të luante diku tjetër. ”