Amir Abrashi do të vazhdojë të jetë pjesë e Shqipërisë. Vetë mesfushori ka deklaruar që është i lumtur te kombëtarja shqiptare dhe nuk ka ndërmend ta ndërrojë.
“Unë jam i lumtur tek Kombëtarja shqiptare dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë mendim për të ndërruar Kombëtare”, tha Abrashi.|
Abrashi ditën e djeshme ishte në një komunikim të drejtpërdrejt me tifozët e skuadrës së tij, Freiburg, ku iu përgjigj në faqen zyrtare të facebook të klubit gjerman. Në këtë mnëyrë “maratonomaku” i kombëtares kuqezi ka hedhur poshtë të gjithë zërat, duke vendosur të vazhdojë të luajë për përfaqësuesen e Shqipërisë, dhe jo për atë të Kosovës siç pretendohej.