Sulmuesi shqiptar Kristal Abazaj ende nuk e ka hedhur hapin e parë në aventurën e tij në Europë me skuadrën belge të Anderlechtit. 22-vjeçari ka humbur besimin dhe mbështetjen e teknikut Hein Vanhaezebrouck vazhdon ta injorojë futbollistin e Kombëtares sonë. Për më tepër situata për Abazajn sa vjen dhe po vështirësohet duke parë dhe konkurencën që po shtohet nga ekipi i dytë i Anderlechtit.
Në ndeshjen e fundit miqësore të belgëve me ekipin holandez Willem II, tekniku mbeti i kënaqur me paraqitjen e “studentëve” të rinj, por Abazaj rezulton të jetë jashtë planeve të skuadrës.
Nëse gjendja e tij nuk ndryshon deri në janar, Abazaj mund të shqyrtojë mundësinë për t’u transferuar te një tjetër klub.