Sot në gjykatën e Tiranës, gjyqtari Arben Micko do të zhvillonte seancën e pajtimit mes Armando Dukës, kreut të FSHF-së, dhe Erion Braçes, deputet i kuvendit të Shqipërisë.
Eshtë Armando Duka që ka paditur deputetin socialist, për fjalorin e përdorur prej tij publikisht në disa statuse por edhe deklarata publike.
Por siç informon TCH, Braçe, ka shkuar në gjykatë 25 minuta me vonesë dhe nuk ka arritur të kapë seancën e parë të procesit të pajtimit që duhet të zhvillohej. Nga ana e kreut të FSHF-së, Armando Duka, kishte çuar përfaqësuesin e vet ligjor me akt procure përfaqësimi.
“Ku është? Nuk ka ardhur. Ka mendere? Le të vijë vetë…Të vijë ai dhe manari i vet që i rri nga mbrapa, Ilir Shulku”, kjo ishte deklarata e Braçes për kameran e TCH, kur gazetari konstatoi se zoti Duka kishte përfaqësuesin e vet ligjor në seancë.
Braçe përmendi edhe njëherë faktin se ai nuk ka thënë asgjë më shumë apo më pak sesa ka thënë e shkruar dhe akuzuar Armando Duka këtë të fundit.