Rauf Alijev është përforcimi më i bujshëm i Kukësit në merkaton e verës. 9 mijë euro në muaj dhe premtimi që do të bëj gjëra të jashtëzakonshme në vijën e parë të sulmit. Nga Azerbaxhani në Kukës, për herë të parë jashtë vëndit të tij dhe me asnjë gjuhë të huaj. Kjo është aventura e re e sulmuesit me të cilin tek skuadra kampione kanë rënë në hall.
Askush nuk di të komunikojë me të. Alijev nuk flet anglisht, italisht apo ndonjë gjuhë tjetër veç asaj azere. Me këmbë me duar, me xheste dhe veprime, vetëm kështu mund të komunikojnë tek Kukësi me sulmuesin nga Azerbajxhani. Futbolli ka një gjuhë të veten universale nëpërmjet të cilës mund të kuptohesh në shumë raste, por në përditshmëri nevojitet patjetër komunikimi. /Newsport.al