Gianluigi Donnarumma është duke kaluar momente të mira me Milanin në Serie A. Ai mori vendin e titullarit që në moshën 15 vjeçare, ndërsa ka treguar formë të shkëlqyer, duke fituar vëmendjen e të gjithëve.
Donnarumma kërkohet nga Juventus për të zëvendësuar Gianluigi Buffon, ndërsa dhe Real Madrid është hedhur në sulm për “gardianin” kuqezi. Megjithatë, ofertën konkrete e ka dhënë Chelsea, që ofron 40 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Sipas “Corriere dello Sport”, deri në fund të këtij sezoni, pritet që oferta të shkojë në 70 milionë euro.