m U largua nga Skënderbeu në merkaton e dimrit, megjithatë emri i Afrim Takut vijon të lakohet sërish në vendin tonë. Aventura me klubin korçar ka përfunduar dhe ai vijon të jetë në Amerikë pranë familjes së tij.
Në një kohë kur merkato e verës po “vlon”, neësport.al kontaktoi mesfushorin e njohur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai u shpreh se ka mundësi rikthimi, megjithatë momentalisht nuk ka vendosur asgjë. Mes futbollit dhe Amerikës, me sa duket 28-vjeçari është në dilemë.
“Nuk e di. S’e kam vendosur ende. Të shoh ç’do të bëj”, deklaroi Afrim Taku për newsport.al.
Kujtojmë që Afrim Taku është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin tonë. Ai ka luajtur për 6 vite me Tiranën, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës. /Newsport.al/