Sot luhen dy ndeshjet e kthimit të kupës së Shqipërisë. Takimi mes Kukësit dhe Laçit ku ndeshja e parë përfundoi 0-0 si edhe ndeshja Flamurtari – Skënderbeu ku në takimin e parë triumfuan vlonjatët me rezultatin 0-1.
Për dy takimet e sotme janë përcaktuar edhe arbitrat dhe asistentët e tyre. Kështu në Kukës do gjykojë Eldrojan Hamiti me asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha ndërsa si arbitër i katërt do jetë Enea Pashaj. Në këtë takim do jenë edhe gjyqtarët e linjës pas porte ku në linjën e parë do jetë Indrit Myrtja dhe në të dytën Klodian Shahini.
Në Vlorë si kryesor do jetë Laver Alla ndërsa si asistentë të tij do shërbejnë Ilir Tartari dhe Ermal Barushi. Si arbitër i katërt për këtë ndeshje është përcaktuar Andi Koci.