Pas 54 vitesh, 262 ditësh, 0 orësh dhe 15 minutash , ekipi i Hamburg bie në Bundesligën e dytë në Gjermani. Me të vërtetë një ngjarje që shënohet në librat e futbollit në Gjermani pasi është hera e parë për këtë ekip në histori që u rrëzua nga Bundesliga. Nuk mjaftoi fitorja kundër Monchengladbach pasi në krahun tjetër edhe Wolfsburg fitoi duke bërë gjithccka të pavlefshme.
Ora e famshme ka ndaluar në Hamburg. Një ekipi të cilit prej vitesh i orvatej rënia nga kategoria ku shpesh herë shpëtonin në javën e fundit ose nga ndeshjet e Play Out. Tashmë nuk ka më mrekulli dhe ekipi legjendar duhet të nisë një projekt të ri dhe serioz që të kthehet edhe njëherë aty ku e meriton të jetë, mes më të mirëve të Gjermanisë.