Bashkia e Lezhës ka akorduar 500 milionë lekë të vjetra për sportin e qytetit.
Një pjesë e madhe e kësaj shume do t’i shkojë sigurisht ekipit të Besëlidhjes, që me një siguri të tillë financiare nuk ka dyshim që do të jetë pretendentja numër 1 në Grupin e Veriut për t’u ngjitur në Superiore.
Lezhjanët që drejtohen nga presidenti Gjok Noka, prej disa sezonesh militojnë në Kategorinë e Parë, ku disa herë kanë qenë pranë ngjitjes në elitë, ndonëse nuk ia kanë arritur në fund.