Elton Kale ishte një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato verore. Mesfushori Brazilian u largua nga Kukësi me pretendimin se ishte pa kontratë, por verilindorët deklaronin të kundërtën. Prej disa muajsh shtatshkurtri stërvitet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja në Vlorë, por nuk mund të jetë në fushë pasi ende s’ka marrë OK-në nga FIFA.
Në të tilla kushte pritet një përgjigje edhe nga klubi i Kukësit që ka penguar lojtarin Brazilian për të qenë pjesë e kuqezinjve. Presidenti Safet Gjici është gati ta lërë të lirë për shifrën e 50 mijë eurove, ku 30 mijë duhet t’i paguajë klubi vlonjat, ndërsa 20 të tjera vetë futbollisti.
Pra, kësisoj “topi” mbetet në derë të presidentit Sinan Idrizi, i cili do të vendosë ose jo për të paguar shifrat e mësipërme.