Ndryshe nga Superliga shqiptare, ku pagat e lojtarëve shkojnë deri në 15 mijë euro në muaj apo dhe më shumë, në Superligën e Kosovës, situata është më ndryshe.
Ka qenë ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ai që ka zbuluar se ka lojtarë që paguhen me vetëm 50 euro në muaj.
“Paramendoni, ka futbollistë që merr 50 euro në muaj te Drenica. Kjo ndodh në një skuadër të Superligës”, ka thënë Lushtaku, në emisionin “Arena”, në Kosovë.
Skuadra e Drenicës ndodhet në vendin e nëntë, në Superligë dhe ka 15 pikë, pas 13 ndeshjesh.