Napoli dëshiron të transferojë në ekipin e tij, sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti. Sipas “Corriere dello Sport”, skuadra e Napolit ka bërë një ofertë për lojtarin italian. Bëhet fjalë për 40 milionë euro, dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet e ardhmja e Belottit.
Pas dëmtimit të Milik, ekipi i Elseid Hysajt është në kërkim të një sulmuesi.