Klubi i Skënderbeut ka marrë dje lajmin e mrekullueshëm nga CAS duke i rikthyer titullin e vitit 2015-2016 i cili ishte pezulluar pas vendimit të marrë pak muaj më parë nga Kosimioni i Etikës pranë FSHF-së.
Tani që gjithçka është qartësuar, klubi korçar kërkon me të drejtë shpërblimin momentar për suksesin e arritur në atë periudhë. 100 milionë lekë duhet derdhen në arkat e Skënderbeut nga FSHF dhe 200 mijë euro nga UEFA.
Problem mbetet fakti që shuma nga UEFA prej 200 mijë eurosh nga UEFA mund të mos jepet duke qenë se korçarët u penaziluar atë sezon. Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim, ndërkohë që kampionët e dimrit presin paraprakisht shumën prej 100 milionë lekësh të vjetër nga FSHF.