Andy Murray u eleminua që në raundin e parë në Austrialan Open. Ish-numri 1 i botës deklaroi tërheqjen nga tenis disa ditë më parë për shkak të një dëmtimi. Por duket se Murray ka ndryshuar mendje dhe ditën e djeshme 31-vjeçari i është nënshtruar një operacioni për të qenë i gatshëm për turneun e radhës që do të luhet në shtëpinë e tij. Me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram Andy Murray konfirmoi operacionin.”Kreva një ndërhyrje kirurgjikale në Londër dje. Ndihem pak i lodhur dhe kam dhimbje, por shpresoj që ky operacion t’i japë fund shqetësimit që kam më trupin tim. Tani, në pjesën e sipërme të kofshës kam një metal”, u shpreh Murray, që ka si objektiv të luajë në grand slam të shtëpisë së tij, nw Wimbledon.