Leverkusen humbi 2-1 në sfidën e parë të Bundesligës kundër M’Gladbah, por ajo që bëri lajm në këtë përballje ishte goditja e rëndë me top që mori në fytyrë portieri i “aspirinave”.
Bernd Leno nuk humbi vetëm ndeshjen, por edhe kujtesën. Në minutën e 21-të të ndeshjes, Leno mori një goditje të fortë në fytyrë nga një distancë shumë të afërt, me një shpejtësi goditjeje që shkonte deri në 93 km/h. Portieri i Leverkusen deklaroi pas sfidës se nuk mbante mend asgjë nga minuta 21-të kur mori goditjen, deri në të 35-ën.
“Por, tani ndihem më mirë. Nuk kam më asnjë problem neurologjik”, komentoi më tej Leno.