Do të përcaktohen nesër çiftet gjysëmfinaliste për Kupën e Shqipërisë, oraret për ndeshjet e para dhe ato të kthimit. Skënderbeu, Tirana, Teuta dhe Besëlidhja janë katër skuadrat që po presin me padurim të mësojnë kundërshtarin e tyre. Secila nga këto ekipe dëshiron trofeun që kushton 50 milionë lekë dhe vlen një biletë për në Europë që sjell minimalisht 200 mijë euro. Në total, Kupa e Shqipërisë vlen 300 milionë lekë (të vjetra).
Nesër në orën 11:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit katër përfaqësues klubesh do të tërheqin goglat për të mësuar emrin e skuadrës me të cilën do të diskutojnë një biletë për në finalen e madhe.