Sot janë aktivizuar disa lojtarë të kombëtares kuqezi në skuadrat dhe kampionatet përkatës. Që nga Holanda e deri në Kroaci, disa prej lojtarëve janë aktivizuar nga minuta e parë dhe disa të tjerë kanë qëndruar në stol.
Milot Rashica ka qenë titullar në humbjen e Vitesse-s në fushën e saj kundër Den Haag me rezultatin 1-2. Ekipi i sulmuesit kaloi i pari në avantazh, por më pas shifrat u përmbysën. Rashica në këtë ndeshje nuk gjeti rrugën e rrjetës dhe as nuk dha asist.
Në Itali u luajtën ndeshjet e Kupës, ku te Pescara u aktivizua vetëm Ledian Memushaj, ndërsa dy të tjerët nuk ishin as të grumbulluar në fitoren 2-0 që skuadra realizoi kundër Frosinones. E njëjta situatë edhe për Armando Vajushin, i cili qëndroi në stol në humbjen 4-1 të Pro Vercelli-t në fushën e Torinos.
Në Kroaci Eros Grezda ishte titullar në humbjen e Lokomotivit të Zagrebit kundër Rijekas me rezultatin 0-1. Ndërsa Endri Çekiçi qëndroi në stol në këtë sfidë. Ndërsa në Rumani Kristi Vangjeli e nisi nga stoli sfidën që Astra Giurgiu e fitoi 3-1 kundër Poli Timisoara