Largimi i policisë nga shkallët e stadiumit ishte një nga lajmet e këtij fillim-sezoni në Kategorinë Superiore. Uniformat blu nuk do të jenë më prezente për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimeve të ndeshjeve pasi një gjë të tillë do të bëhen nga vetë klubet përmes “stjuartëve” privatë.
Megjithatë kjo ka një kosto të madhe pasi disa ditë më parë presidenti Ardjan Takaj zbuloi se një stjuart paguhet 85 mijë lekë të vjetra. Në një sfidë si derbi i kryeqytetit, numri i tyre duhet të jetë relativisht i madh pasi në të tilla takime, stadiumi mbushet “rrafsh”.
Edhe një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, siç është Arben Dervishaj deklaroi se në derbin e kryeqytetit duhet afërsisht 300 stjuartë. Me një përllogaritje të thjeshtë, klubi pritës, qoftë Tirana apo Partizani duhet të paguajnë plot 25 milionë lekë të vjetra për të siguruar mbarëvajtjen e supersfidës. /Newsport.al/