Janë luajtur tetë takime të fazës në grupe të Champions League mbrëmjen e sotme, ku vetëm një prej tyre përfundoi me rrjeta të paprekura. Vlen për t’u përmendur fitorja e pastër e Monaco-s ndaj CSKA-së me rezultatin 3-0.
Dy gola në këtë sfidë i shënoi Radamel Falcao, i cili arriti që të rikthehet te rrjeta në Champions League pas plotë 2450 ditë pritjeje. Golin e fundit kolumbiani e shënoi më 17 shkurt të vitit 2010.
https://www.youtube.com/watch?v=qe65VkrcErs