Tirana do të luajë të enjten në transfertën e vështirë të Shkodrës. Bardheblutë kanë 22 muaj pa fituar kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”, teksa këtë radhë do të tentojnë fitoren për të mos iu shkëputur kryesuesve.
Fitorja e fundit e bardhebluve daton në 8 shkurt 2015, kur shënonte Elis Bakaj në fund të takimit. Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës është përcaktuar të luhet të enjten në orën 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.