Sot, Real Madrid do të luajë kundër Bajern Mynih në kuadër të çerekfinaleve të Champions League. Në Madrid janë marra masa ekstreme për këtë supersfidë, teksa janë vënë në gatishmëri 1800 policë. Frika nga aktet terroriste ka bërë që ky takim të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Sipas medieve spanjolle forcat policore do të mundësojnë mbarëvajtjen e ndeshjes duke siguruar qetëi për lojtarët dhe tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Kjo përballje do të zhvillohet në orën 20:45, ndërkohë kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të madrilenëve.