Sot, në orën 20:45 Milan pret në shtëpi Shkëndijen e Tetovës për të luajtur takimin e parë të “Play-Off”-it. Numri i tifozëve në stadiumin “San Siro” pritet të arrijë në 33 mijë në total, një numër i konsiderueshëm, duke parë se italianët në këtë periudhë janë me pushimë, duke mos plotësuar të gjitha vendet që janë në dispozicion në këtë impian gjigand.
Njëri nga tifogrupet më të zjarrta “Ballistët”, pritet të mbështesë ekipin tetovar në këtë takim të rëndësishëm. Mësohet, se 17 autobusë me “Ballistë” janë nisur drejt Italisë për të mbështetur Shkëndijen.
Banderola dhe flamuj pa numër pritet të shpalosen mbrëmjen e sotme. Tifozëve u është kërkuar që të mbajnë shalle dhe fanela të Shkëndijes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubit, i cili ka bërë thirrje për mbështetje masive në këtë ndeshje të rëndësishme. Pritet që atmosfera të jetë e zjarrtë, pasi tifogrupi “Ballistët” njihet ndërkombëtarisht për diçka të tillë.