Andre Clarke dhe një shok i tij u dënuan nga gjykata angleze me nga 15 vite burg. Ata kishin rrëmbyer në bashkëpunim me njëri-tjetrin një person, të cilin më pas e kishin torturuar.
Si të mos mjaftonte rrëmbimi, ish-futbollisti Clarke kishte derdhur ujë të nxehtë mbi organet gjenitale të viktimës dhe gjithashtu kishte keqtrajtuar gruan e tij shtatzënë. Sipas autoriteteve angleze, sulmi ndaj viktimës erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve për substancat e palejuara.