Kategoria Superiore në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po merr lojtarë nga Maqedonia. Flamurtari, Teuta, Partizani kanë në përbërje të tyre, lojtarë që vijnë nga vendi fqinj.
Mediat maqedonëse i kanë kushtuar një material të veçantë lojtarëve maqedonas që luajnë në Shqipëri.
“Macedonianfootball.com” ka shkruar për Goran Siljanovskin, Artim Polozhanin, Muhamed Useinin, Besart Abdurahimi, Alban Sulejmanin, Valon Ethemi, Fisnik Zukën, Muarem Muarem, Egzon Belicën, Emran Ramadani, Bojan Gjorgievskin, Burhan Mustafov dhe Sedat Berishën.
Kjo media i ka bërë një analizë aktivizimit të lojtarëve me ekipet e tyre. Nga lojtarët e sipër përmendur, spikat lojtari i Partizanit, Besart Abdurrahimi, i cili bëri një paraqitje të mirë, pavarsisht se Partizani u mund 3-1 nga Teuta.
“Abdurrahimi bëri një paraqitje të mirë për Partizanin, pavarsisht se ekipi i tij u mund 3-1 nga Teuta”, shkruan ndër të tjera ky portal./Newsport.al