Paulo Dibala është në qendër të merkatos së dimrit. Sulmuesi i njohur i Juventusit synohet nga Bajern Mynih, PSG dhe Mançester Siti.
Megjithatë tashmë, me çmimin e vendosur nga “Zonja e Vjetër”, vështirë se rivalët europianë do të tentojnë për shërbimet e argjentinasit.
Sipas “Tuttosport” tre gjigantët e futbollit europianë kanë pasur kontakte me drejtuesit italianë ku kanë bërë ofertat e tyre. Por, ata janë të vendosur që ta lënë të lirë Dibalan-ë vetëm nëse arkat e klubit do të derdhen plot 100 milionë euro.